24.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Kërkoi reforma në PDK, deputetja e fton publikisht Vlora Çitakun t’i kthehet kësaj partie

Ish- u.d e ministres së Punëve të Jashtme, e cila më pas është emëruar Ambasadore e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që të bëhen reforma në PDK, raporton Front Online.

Çitaku, procesin e reformimit e ka lidhur me largimin e deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja.

“Poashtu, shpresoj qe? Partia Demokratike e Kosovës te? marre? mësim. Te? nise? procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani”, ka shkruar Çitaku.

E lidhur me deklaratat e Çitakut për reformimin në PDK-së, për Front Online, ka folur deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu.

Ajo tha se PDK-ja është në proces të reformimit dhe konsolidimit si parti opozitare.

“Na jemi në proces të reformimit, jemi duke e sanuar gjendjen dhe konsolidimin si parti opozitare”, tha ajo.

Deliu- Kodra tha se Çitaku është e mirëseardhur në PDK, por i takon asaj ta shohë pozicionin e saj në këtë pari.

“Z. Hoxhaj e ka thënë dhe po e them edhe unë, ajo është e mirëseardhur te ne, por i mbetet znj. Çitaku me pa pozicionin e vetë, PDK-ja është shtëpia e saj”, deklaroi Blerta Deliu.

Ndërsa, e pyetur për largimin e deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja, ajo tha se nuk ka çfarë të shtonë përveç asaj se çfarë ka thënë partia.

“Besoj që e kemi qartësuar edhe dje si subjekt politik, kemi dhënë qëndrimin si parti, nuk kam çka i shtoj ati qëndrimi që dje e ka thënë PDK-ja lidhur me largimin e deputetes Grainca”,tha ajo për Front Online.

Më Shumë

“Loyola-Gymnasium” për herë të dytë “Supershkollë”

Dymbëdhjetë nxënës të “Loyola-Gymnasium” kanë udhëtuar sot për në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të programit të shkëmbimit “Supershkollat”, zbatuar nga Zyra Rajonale e...

Himnet në ankand

Enver Sulaj Mbyllur në sirtar qelqi hëna tallet me shpirtra mëkatarësh fshehur në kështjella të harruara. Secili mëkon mëkatet U thur himne tinëz perëndive. Është sakrilegj të prekësh me dorë Librin...

Mona Liza

E kërkon MIlani

Lajmet e Fundit