8.8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Policia në Prizren bastisë shtëpinë e “Shekit”

Policia në Prizren ka bastisur shtëpin e Shefqet Hallaqit, i njohur me nofkën “Sheki”.Ai është njëri nga të arrestuarit në Kumanovë. Bastisja e shtëpisë së “Shekit” është konfirmuar edhe nga policia.

Shefqet Hallaqi, më 23 mars 2015 u dënua nga Gjykata Themelore e Prizrenit me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 vjet e 2 muajve, si dhe mori dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë euro.

Por Hallaqi nuk ishte dërguar në mbajtje të dënimit pasi që mbrojtësi i tij ishte shprehur i pakënaqur me dënimin e shqiptuar nga Gjykata dhe kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Themelore e Prizrenit, ditën e njëjtë, të akuzuarin Shefqet Hallaqi e kishte liruar nga masa e paraburgimit, derisa Gjykata e Apelit të vendoste lidhur me ankesën e mbrojtjes./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Lajmet e Fundit