Kuvendi i Prizrenit, pritet të miratojë Planin për Trashëgimi

Ky plan sot është prezantuar në një ceremoni solemne në hollin e “Shtëpisë së Bardhë” nga koordinatorja Flaka Xërxa.

Kryesusi i KK-së Kujtim Gashi tha se Plani për Trashëgimi është një ndër dokumentet më të rëndësishme që do të ketë komuna e Prizrenit në zhvillimin, promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Ky dokument do të jetë pjesë përbërëse e synimeve të Komunës së Prizrenit për hartimin e strategjive dhe iniciativave tjera të cilat do të ndërmarrë komuna në të ardhmen e afërt por, veçantia e këtij plani është se, dokumenti si i tillë është hartuar dhe, buron nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ku për synim ka edhe zhvillimin e komponentës së Turizmit”, tha ai.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se në vendin tonë, për shkak të luftës së fundit, por edhe më herët, trashëgimia ka pësuar degradim dhe shkatërrimit të jashtëzakonshëm, duke zhdukur fakte dhe demoluar shumë monumente kulturo-historike me vlera të veçanta, padyshim që, trashëgimia ishte dhe do të mbetet pasuri e veçantë e cila e karakterizon vendin tone”.

Projektet dhe strategjitë të cilat kanë filluar të jetësohen, pos që ruajnë trashëgimin, ato në të njëjtën kohë, edhe promovojnë diversitetin kulturor”/PrizrenPress.com

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit