Policia në Prizren heton vrasjen e dy arinjve të vegjël në malet e Bukoshit

Hetuesit e stacionit policor të Suharekës janë duke bërë përpjekje për zbardhjen e rastit të vrasjeve të dy këlyshëve të arushës në një vend gjuetie të kësaj komune.

Zyrtarët e Policisë rajonale të Prizrenit kanë theksuar se deri më tani nuk është arrestuar ndonjë i dyshuar lidhur me këtë rast, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë përfaqësuesit e shoqatës së gjahtarëve “Theranda”, të cilët edhe e menaxhojnë vendgjuetinë brenda territorit të së cilës ka ndodhur vrasja e dy këlyshëve të arushës në malet e fshatit Bukosh, janë shprehur të indinjuar me këtë rast dhe kanë kërkuar që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar nga organet e drejtësisë.

Menaxheri i shoqatës së gjahtarëve “Theranda”, Skender Sadikaj, ka bërë të ditur se dy këlyshët e arushës janë vrarë të dielën nga persona të dyshimtë që, sipas tij, nuk mund të jenë gjuetarë.

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit