18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Policia në Prizren shqipton 112 gjoba për persona fizik për mos respektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit brenda 24 orëve ka shqiptuar 112 gjoba për persona fizik të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Sipas komunikatës për medie të PK-së, janë dhënë edhe 27 vërejtje dhe janë shqiptuar 5 gjoba tjera në vlerë nga 200 euro për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes.

“Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 112 gjoba  personave fizik, janë dhënë 27 vërejtje si dhe për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se gjatë 24 orëve të datës 27 janar 2022 , duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë  anti- COVID- 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash. Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rrugë të frekuentuar, qendra tregtare si dhe  lokalet e gastronomisë etj”, thuhet tutje në komunikatë.

Policia paralajmëron se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.

Më Shumë

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Dardanet mposhtin Estoninë në miqësore

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka shënuar fitore në miqësoren e parë ndaj Estonisë, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0, në përballjen...

Lajmet e Fundit