18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Policia nuk arrin t’i kapë hajnat në Grazhdanik të Prizrenit

Policia në Prizren nuk ka arrit t’i kapë dy të dyshuar për tentim vjedhje në fshatin Grazhdanik.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tregon se të dyshuarit për tentim vjedhje kanë shtënë edhe me armë zjarri.

“Policia e Prizrenit rreth orës 23:35 minuta, ka pranuar një informatë, e cila bënte me dije se dy të dyshuar po tentonin të vidhnin në një shtëpi në fshatin Grazhdanik”.

“ Njësiti patrullues, i cili në ato momente ndodhej më afër vendit të ngjarjes i është përgjigjur rastit dhe posa ka arritur është vërejtur nga të dyshuarit të cilët kanë marrë arratinë duke u mbuluar nga terri i natës dhe mjegulla”,tregon Berisha.

“Gjatë ikjes njëri ka shtënë më armë zjarri, por nuk dihet nëse ka shtënë në drejtim të policëve apo kuturu”.

“Është informuar prokurori i shtetit për ngjarjen, ndërsa policia ka shtuar aktivitetin për zbulimin e rastit dhe kapjen e të dyshuarëve”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Anulohet repriza e “Komedisë së Zezë” në Prizren

Teatri i Qytetit "Bekim Fehmiu" në Prizren ka njoftuar se repriza e paralajmëruar e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e cila fillimisht ishte planifikuar të...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Lajmet e Fundit