8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Policia serbe arreston katër persona për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha të martën se autoritetet serbe arrestuan katër persona që dyshohet se sulmuan dy shqiptarë në Novi Sad.

“Pas një hetimi intensiv, policia identifikoi sulmuesit e dy të rinjve dhe arrestuan katër persona të dyshuar për këtë krim. Rrobat, të cilat të dyshuarit i kanë pasur veshur gjatë sulmit të dielën, u gjetën, gjë që është e rëndësishme për vazhdimin e hetimit”, tha Stefanoviq, njoftoi e përditshmja Blic.

Dy shqiptarë 19 vjeçarë u sulmuan mëngjesin e së dielës në Novi Sad. Njëri prej tyre ende po lufton për jetën e tij në spitalin lokal.

Mediat serbe raportuan se incidenti ishte i nxitur etnikisht dhe se shqiptarët u sulmuan për shkak se flisnin gjuhën shqipe.

“Edhe pse hetimi deri tani, duke përfshirë intervistat me të dyshuarit, por edhe me një të lënduar, tregon se ky incident nuk është nxitur në baza kombëtare, policia do t’i shqyrtojë të gjitha akuzat në detaje dhe do të vijë në të vërtetën e plotë”, tha Stefanoviq.

Incidenti u dënua gjerësisht nga zyrtarët e Serbisë dhe të Kosovës dhe OJQ-të për të drejtat e njeriut.

Më Shumë

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Liria vë në shitje fanella për kauzë humanitare në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova

FC Liria ka njoftuar vënien në shitje të fanellave të klubit në kuadër të një iniciative humanitare, në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova. Fanellat janë...

Lajmet e Fundit