Vetëvendosja në Dragash akuzon Komunën për keqpërdorim të parasë publike

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash ka shprehur qëndrimin se vizitat studimore për anëtarët e Kuvendit të Komunës janë të papranueshme për këtë subjekt politik pasi që ato realizohen pa protokoll, në vende turistike e me paratë e taksapaguesve.

Një vizitë e tillë sipas LVV-së është organizuar edhe gjatë fundjavës së shkuar dhe se pretendimet e mësipërme konfirmohen nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale nga anëtarë të caktuar të KK-së së Dragashit.

“’Vizitat studimore’ për anëtarët e KK-së janë një mashtrim që po u bëhet qytetarëve të Komunës sonë. Fotot e anëtarëve të KK-së të plasuara në rrjetet e tyre sociale i vërtetojnë pretendimet tona. Vizitat e tyre pa protokoll nëpër vende turistike e me para të popullit, janë të papranueshme për ne si Lëvizje Vetëvendosje”, thuhet në reagimin e Qendrës së LVV-së në Dragash

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit