Politika mafioze duhet të ndëshkohet

“Shteti fatkeqësisht është kapur keq për fyti nga kriminelët e parapolitikës dhe politikanë të fuqishëm, të pozitës dhe opozitës, që kanë krijuar trekëndëshin kriminal politikë-biznes-mafi. Populli duhet të ngrihet në këmbë dhe me protesta masive të largojë një herë e përgjithmonë këtë klasë politike, të tejkriminalizuar dhe të korruptuar, të cilët shtetin e kanë bërë pronë të tyre private”, tha analisti politik Faik Krasniqi.

Mashtrimi i qytetarëve me premtime boshe nëpër fushatat zgjedhore dhe vazhdimi i forcimit të lidhjeve të partive politike me strukturat kriminale të klaneve dhe grupeve të ngushta të interesit, duke u mbyllur për vlerat profesionale dhe akademike të kësaj shoqërie,sipas analistëve politikë, po zbeh gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve jo vetën në këtë lidership aktual, por edhe në institucionet e ndërtuara nga ky spektër politik i familjarizuar me krimin e organizuar.

“Përderisa dukuritë negative dhe shumë të dëmshme për shtetin tonë, ndër të tjera, evazioni fiskal, përafërsisht aq sa është buxheti vjetor i shtetit, dhe monopoli tregtar me pozita dominante në treg të entiteteve biznesore qartazi të favorizuara nga pushtetarë të caktuar funksionojnë pothuajse lirshëm, pa ndërmarrje të masave ligjore kundër tyre, rezulton se qytetarët jo që nuk kultivojnë besim për subjektet politike pushtetare, por të njëjtin me kohë e kanë humbur dhe për të janë të rezignuar dhe të dëshpëruar”, tha prof Riza Smaka për “Kosova Sot”.

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Lajmet e Fundit