18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas dy dueleve të luajtura në këtë seri, njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Suharekë, rezultati i përgjithshëm është 1:1.

Trepça e fitoi ndeshjen e parë, ndërsa Ylli iu revanshua në të dytën për ta bërë edhe më dramatike finalen, ku skuadra që regjistron tri fitore do të shpallet kampione e këtij edicioni.

Ndeshja e tretë, luhet prej orës 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë dhe përballje tejet e fortë mes këtyre dy skuadrave.

Trepça synon ta shfrytëzoj përparësinë e terrenit vendas për ta mposhtur Yllin dhe ta kthejë epërsinë 2:1 në rezultatin e përgjithshëm përball ekipit nga Suhareka.

Në anën tjetër, Ylli kërkon ta mposht Trepçën në Mitrovicë për ta marrë përparësinë e terrenit vendas dhe në vikend në Suharekë të ketë mundësinë për ta fituar titullin.

Deri më tani, këto dy skuadra janë ndeshur mes vete shtatë herë këtë edicion, me Trepçën që ka katër fitore karshi tri humbjeve të shkaktuara nga Ylli.

Trepça stinorin e rregullt e ka përfunduar në pozitën e parë, ndërsa Ylli doli i treti dhe për të arritur deri në finale, ka mposhtur Bashkimin në çerekfinale dhe Pejën në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Trepça eliminoi Sigal Prishtinën në gjysmëfinale dhe po kërkon trofeun e katërt këtë edicion pas Superkupës, Kupës së Kosovës dhe Ligës Unike. Skuadra nga Mitrovica nuk e ka fituar titullin e kampionit prej vitit 2012, ndërsa Ylli po e kërkon titullin e tretë në katër vjetët e fundit.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” apelon për kujdes të shtuar në trafikun rrugor

Klubi i Çiklistëve “Pro Bike Prizren” i ka bërë thirrje çiklistëve dhe ngasësve të automjeteve që të shtojnë kujdesin në rrugët e Prizrenit për...

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren...

Lajmet e Fundit