20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

“ Presim reagim, e tmerrshme ajo deklaratë për largimin e Pogba”

“Paul Pogba nuk ndihet më i lumtur te Manchester United dhe mund të them që koha e tij në atë klub ka mbaruar“, u shpreh sot Mino Raiola, agjenti i mesfushorit francez.

Juventusi dhe Real Madrid përfliten prej kohësh si një nga destinacionet e ardhshme të kampionit të botës, i cili pak ka shfaqur nga kualiteti që zotëron te “Djajtë e Kuq”. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Gary Neville, ish-lojtari i njohur i United.

“A është Paul në dijeni të njoftimit që bëri Raiola sot? Nëse nuk e dinte, atëherë duhet të presim ndonjë postim nga Pogba për të korrigjuar menaxherin e tij. Koha e zgjedhur nuk është e duhura.

Është e tmerrshme për ekipin e United të marrë vesh largimin e Pogba përpara ndeshjeve kundër Leipzig në Champions dhe derbit ndaj Manchester City në Premier“, deklaron Neville.

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Lajmet e Fundit