Printe me rastet pozitive, tani Malisheva ka vetëm 11 persona me COVID-19

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbrëmjen e së dielës, në dy mostra të testuara, një ka rezultuar pozitiv.

Momentalisht në komunën që në fillim të pandemisë printe me raste pozitive, janë vetëm 11 aktive

“Bazuar në rezultatet zyrtare të IKSHPK-së, sot kanë dalë rezultatet e dy testeve të bëra për COVID-19 nga Komuna e Malishevës. Një ka rezultuar negativ dhe një ka rezultuar pozitiv. Me rastin e ri të sotëm, numri i personave aktiv me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është 11 persona”, thuhet në njoftim.

Nga 14 marsi, në Malishevë janë shënuar 91 raste pozitive, nga të cilat 76 janë shëruar, 11 janë aktive ndërkaq 4 persona kanë vdekur.

“Gjendja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, nga data 14 mars e deri më sot, është kjo: 91 të prekur, 76 të shëruar, 4 raste kanë përfunduar me vdekje, 11 raste janë aktive”, thekson njoftimi.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit