Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavës

Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në ‘Fadil Vokrri’.

Prishtinasit dhe kampionët në fuqi të Kosovës, u përballen në derbin e xhiros së 14-të të elitës së futbollit tonë.

Bleart Tolaj në minutën e 32-të shënon pas asistimit të Lindon Emerllahut, duke kaluar Ballkanin në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë e kësaj përballje.

Fraksioni i dytë i kësaj sfidë, solli ndeshje interesante, derisa Prishtina përmes Leotrim Kryeziut në minutën e 61-të gjeti golin e barazimit.

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat e kërkuan golin e fitores, megjithatë, kjo ndeshje u mbyll baras 1-1.

Pas këtij barazimi, Ballkani renditet e dyta me 26 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Drita, kurse, Prishtina zë vendin e katërt me 22 sosh.

 

Më Shumë

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit