9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Prishtina merr një pikë ndaj kampionit, Llapi fiton në Prizren 

Prishtina ka vazhduar serinë e rezultateve pa humbje. Në kuadër të javës së 18-të në Albi Mall Superligë skuadra nga kryeqyteti ka arkëtuar një pikë në Suharekë në përballje me liderin dhe kampionin në fuqi, Ballkanin, duke mbyllur ndeshjen baras (0:0).

Për skuadrën e drejtuar nga Emmanuel Egbo kjo është ndeshja e gjashtë pa humbje. Të dyja palët patën disa mundësi të mira shënimi, por golin ua mohoi traversa. Ndërkohë, Llapi ka shfrytëzuar barazimin e Ballkanit, teksa ka fituar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ndaj Lirisë, me rezultat 2:0. Muhamet Hyseni shënoi golin e parë në minutën e 28-të pas një asistimi të shkëlqyer nga Ilir Blakçori, derisa golin e dytë e shënoi kapiteni Hamdi Namani, në minutën e 61-të.

Tani skuadra e Tahir Batatinës ka vetëm pesë pikë ngecje ndaj Ballkanit, por skuadra portokallezi ka dy ndeshje më pak.

Djelmoshat e Ilir Dajës të mërkurën do ta zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së 3-të kundër Dritës në Gjilan, derisa në të njëjtin qytet do të udhëtojnë edhe të dielën e ardhshme ku do të përballen me Gjilanin, në ndeshjen e mbetur të javës së 13-të.

Më Shumë

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

18 pikë negative brenda dy viteve, policia ia anulon patentë shoferin një 25-vjeçari në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është anuluar patentë shoferi i një drejtuesi të automjetit, për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura në trafikun...

Lajmet e Fundit