9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prizren/ 1 muaj paraburgim të dyshuarit për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj, ndaj të pandehurit me iniciale B.Q. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vjedhje të rëndë, raporton “PrizrenPress”.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri më datën 16.08.2020, rreth orës 09:30, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale Xh. J. e cila gjendet në Prizren, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë merr pasurin e luajtshme të të dëmtuarit me iniciale Xh. J., në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e askujt në shtëpi duke hapur me forcë dyert e shtëpisë, depërton brenda dhe nga aty merr një zingjir ari si dhe bizhuteri në vlerë prej 1000 euro dhe më pas largohet nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 21.08.2020, nga ora 09:23 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 21.09.2020./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit