5.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Prizren, 2 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë pasi pranoi se kontrabandoi 30 shtetas sirianë

 Kushtrim Elezkurtaj është dënuar me 2 vite burgim efektiv dhe 2 mijë euro gjobë, pasi e ka pranuar fajësinë se ka kontrabanduar 34 migrantë sirianë.

Sipas aktgjykimit që është shpallur të enjten në gjykatësi Drilon Haraçia, dënimin me gjobë i akuzuari është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në rast se i njëjti nuk dëshiron apo nuk mundet ta paguaj gjobën, e njëjta do t’i zëvendësohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 100 ditësh, duke ia llogaritur 20 euro një ditë burgim.

Sipas gjykatësit, të njëjtit i është konfiskuar edhe një telefon, automjeti i kombinuar (Kombi) dhe gjashtë kartëmonedha në vlerë prej nga 50 euro në shumën e përgjithshme prej 300 euro.

Të akuzuarit i është vazhuar masa e paraburgimit, por paraburgimi nuk mund të jetë më i gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate.

Sipas aktakuzës,  më 30 qershor 2022, në aksin rrugor Malishevë-Gjurgjicë, i akuzuari është zënë duke kontabanduar migrantë, me automjetin e tij, furgon të llojit “Mercedes”, ku kishte bërë marrëveshje paraprake me migrantët, për shërbimin e transportit dhe për shumën e parave që duhet të paguanin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“I njëjti, nga fshati Dobroshë, Komuna e Prizrenit, i merr (34) tridhjetekatër shtetasit e huaj, Sirian, të dëmtuarit, A.B., M.B., I.A., A.H., M.A., A.A., A.A., M.D., O.K., A.A., M.A., F.K.,T.S., M.GJ., M.J.,T.A., A.A., A.B.,A.SH., H.A., Y.A., M.A., A.M., M. Rr., H.H., H.K., A.F., B.H., T.H., I.H., S.Y., M.Y., M.A.,A.M., për ti transportuar në drejtim të Mitrovicës, ku të njëjtit kishin synuar të shkonin në Serbi, e më pastaj në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Gjakovë.

I pandehuri ndalohet nga policia, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku rezultoi se po kontabandonte me shtetas Sirian.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandim me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Lajmet e Fundit