11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Prizren, 7 aktakuza kundër trembëdhjetë 13 personave

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur njëqindetre (103) aktakuza kundër njëqindenëntëmbëdhjetë (119) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është kryer një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione në tre (3) komuna të ndryshme të Kosovës, si dhe janë sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit kundër dy (2) personave. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) bastisje në dymbëdhjetë (12) lokacione të ndryshme në tre (3) komuna të Kosovës. Gjithashtu, kjo prokurori ka gjatë operacionit ka sekuestruar 2 vetura, 6 pistoleta, 2 pushkë, fishek të kalibrit të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme e të hollave dhe gjësende tjera, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) ndalim për veprat penale “Mbajta në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër (1) personi për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” nga neni 338 paragrafi 1 të KPRK-së.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

Vetura godet një këmbësor në Prizren – arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prizren rreth orës 21:50. Policia ka njoftuar se me këtë rast ka arrestuar një...

Lajmet e Fundit