Prizren: Bie në kontakt me rrymën gjatë ndërtimit të shtëpisë, lëndohet rëndë punëtori

Një person i komunitetit boshnjak derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie dyshohet se nga pakujdesia ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka pësuar lëndime, shkruan PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në Prizren.

Policia përmes raportit 24 orësh bënë të ditur se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe pastaj në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është stabile.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe inspektorati i punës dhe një ekip i KEDS-it.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit