Prizren – dezinfektohen rrugët e disa fshatrave

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren nëpërmjet kompanive të kontraktuara po vazhdon me intensitet të lartë pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve në fshatrat e ndryshme të komunës.

“Rrugët e fshatrave si Skorobishti, Lubizhda, Lutogllava, Karashëngjergji, Zhuri dhe Zymi tashmë janë pastruar e dezinfektuar, derisa punimet janë duke vazhduar në fshatin Romajë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Më parë aktiviteti i njëjtë është kryer edhe në ditët e para të karantinimit në fshatin Korishë, si dhe në rrugët e ndryshme brenda qytetit. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

22-vjeçari nga Peja kapet gjatë natës me pistoletë dhe thikë në Prizren

Policia në Prizren ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja, i cili gjatë kontrollit është kapur i armatosur me pistoletë dhe thikë. Sipas njoftimit të policisë,...

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Lajmet e Fundit