Prizren: Djali ushtron dhunë ndaj prindërve, i kërcënon që t’i japin para

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prizren, ku djali dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Sinjali mëson se çifti ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku kanë deklaruar se 31-vjeçari vazhdimisht po i kërcënon që t’i japin para.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarin, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një thikë.

Me urdhër të prokurorit, i riu është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Më Shumë

Breshër dhe erëra të forta në Prizren, publikohen pamje nga Korisha

Reshjet e shiut në Prizren janë shoqëruar sot me breshër dhe erëra të forta. Në Korishë është raportuar breshër, sipas pamjeve të publikuara nga...

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Lajmet e Fundit