18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nis kampi rinor për diasporën në Prizren, bashkëpunim i MPJD, Nature Lovers dhe Makerspace ICP

Në Prizren u lansua Kampi Rinor – Edicioni i Diasporës, në ITP Coworking Space, ku u pritën shumë entuziastë e dashamirës të vendit dhe natyrës, duke iu ofruar mundësinë për bashkëpunim dhe rrjetëzim në vendlindje. Ky kamp ka për qëllim përfshirjen e bashkatdhetarëve tanë të rinj, nga e gjithë bota, duke i inkurajuar të ndajnë eksperiencat e tyre në fushat e ndryshme të IT-së, eksplorimin e trashëgimisë kulturore dhe historike, pamjeve mahnitëse të natyrës së Prizrenit dhe krijimin e një komuniteti të afërt nga diaspora për mundësi të shkëmbimit të përvojave ndërkulturore e profesionale.

Derisa u prezantua një program aventuresk në një ceremoni mirëseardhjeje, përfaqësuesja nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Sabrie Granica, pohoi përkushtimin e Ministrisë për të rinj e të reja nga diaspora duke e prezantuar edhe platformën e aktiviteteve dhe ngjarjeve të përkushtuara në Kosovë për diasporën:

“Në kuadër të Ministrisë është lansuar një platformë dhe përmes këtij linku www.shijokosoven.com ju mund të qaseni në këtë platformë, ku mund të gjenden një sërë aktivitetesh dhe organizimesh brenda Kosovës, gjatë tërë vitit.”, tha Granica.

Ndërkohë, Arbër Kryeziu nga Makersoace Innovation Center Prizren duke i përshëndetur pjesëmarrësit dha më shumë detaje rreth itinerarit dhe aktiviteteve të programit.

“Kampi është i mbushur me aktivitete, duke përfshirë ture kulturore, punëtori, ngjarje rrjetëzimi dhe aventura e kamp në natyrë. Pjesëmarrësit gjithashtu do të kenë mundësinë të takohen me drejtues të kompanive të suksesshme dhe ndërmarrës vendorë. Kampi Rinor – Edicioni i Diasporës është një mundësi e shkëlqyer për të rinj dhe të reja kosovare që të lidhen me rrënjët e tyre, të mësojnë për kulturën e tyre dhe të eksplorojnë më shumë. Është gjithashtu një shans për ju të ndani përvojat dhe idetë tuaja. Mezi presim të kalojmë ditët në vazhdim bashkë me ju, të mësojmë nga njeri-tjetri dhe të krijojmë kujtime e miqësi që zgjasin”, ka thënë ai.

Pas ceremonisë, pjesëmarrësit e kanë vizituar Parkun ITP Prizren dhe vazhduan turin kulturor në qendrën historike të Prizrenit./Gazeta10

Më Shumë

Furnizimi me tekste shkollore, flet ministrja Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur lidhur me procesin e furnizimit të shkollave me tekste shkollore dhe mjete mësimore. Nagavci në një konferencë për...

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren...

Lajmet e Fundit