30.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Prizren, i akuzuar për kontrabandim me migrantë, i pandehuri kërkon negocim për pranimin e fajësisë

I pandehuri Samir Hoxhiq, i akuzuar për kontrabandë me migrantë, është ulur në bankën e të akuzuarit për t’u përballur me aktakuzën e Prokurorisë së Prizrenit.

Sipas dosjes, Hoxhiq u ndalua nga Policia dhe gjatë kontrollit u zbuluan 4 shtetas të huaj-emigrantë pa dokumente identifikimi.

Emigrantët pranuan se Hoxhiq u premtoi t’i dërgonte në Serbi për një shumë prej 500 euro për secilin prej tyre.


RENELUAL TAHIRI prezanton kompleksin e ri Luksoz në qendër të qytetit të Prizrenit.
Koncepti arkitektonik nga RENELUAL TAHIRI synon të ofrojë një lloj të ri të “Artit të Jetesës” me banesa Unike, Moderne dhe Cilësore.
Kompleksi vjen me një pozitë të favorshme në rrugën “EKREM REXHA” ku ofron qasje të shpejt në qendrën tregtare “Galeria 200m” dhe “Abi Çarshia 350m”, Qendra Shëndetësore, Spitali, Stacioni i Autobuzëve, Shkolla…
Për më shumë informata na kontaktoni:
Mob: +383 44 128 112
Email: info@renelualtahiri.com
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "S C RT RENELUAL TAHIRI"

Megjithëse, në seancën fillestare, i pandehuri nuk pranoi fajësinë, ai shprehu dëshirën për të negociuar me Prokurorinë për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë.

Gjykatësja Ajser Skenderi udhëzoi palët të negociojnë për këtë marrëveshje brenda 30 ditëve, në të kundërtën, avokati dhe i pandehuri duhet të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës./kallxo.com

Vritet një person në Malishevë

Një person është vrarë në fshatin Banjë të Malishevës. Rastin  e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës. Elezaj tha se i...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, 3 prej tyre me fatalitet

62 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 3 prej tyre kanë qenë me fatalitet. 20 nga këto aksidente kanë...

Lajmet e Fundit