5.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Prizren/Kishin dal për gjah jashtë sezonit, policia ndalon disa persona, i konfiskon armë e municion

Në mbrëmjen e datës 17 gusht 2021, policia në Prizren pranoi një informacion së në bjeshkët e Prevallës dyshohet se disa persona po kryenin veprimtari në kundërshtim me ligjin duke dal në gjah jashtë sezonit të gjuetisë.

“Veprimet e policisë ishin të menjëhershme dhe përkundër terrenit të vështirë kodrinor-malor, zyrtarët policorë identifikuan lokacionin e personave të dyshimtë dhe gjatë vëzhgim- kërkimit i hasën të dyshimtit të cilët ishin për gjah në këtë zonë”, thuhet nga policia.

Në bazë të kërkesës policore të dyshimtit u kontrolluan dhe të njëjtit ishin në posedim të armëve dhe municionit të gjuetisë. Më këtë rast në cilësinë e provës materiale policia sekuestroj përkohësisht këto armë:

1-Pushkë gjahu të tipit “ROBER B70”,

Reklamë
1-Pushkë gjahu të tipit “Super Vurucu” ,

1-Pushkë gjahu të tipit “Super Chapion”,

3- radiolidhje dore, 9 fishek të kalibrit 30-06, 1- rrethatore beli së bashku më 16 fishek gjuetie, 1- rrethatore beli së bashku më 21 fishek gjuetie, 1 palë dylbi.

Armët dhe municioni u gjet në automjetin e tipit Chlysler “JEEP” me targa të huaja, ndërsa në procedim penal u regjistruan të dyshimtit:

M.P i lindur në vitin 1971, R.M i lindur në vitin 1986 dhe N.V i lindur në vitin 1976.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit rasti po hetohet në procedurë te rregullt.

“Në të njëjtën kohe zyrtarët policorë të cilët po kryenin kontrolle në zonën e Prevallës, ndaluan gjithashtu një automjet Daimler Benz me targa vendore, dhe gjatë kontrollimit të personit të dyshimtë policia gjeti në posedim të një armë të tipit revole “Zoraki 917-T”, 43 fishek me gaz dhe një thikë. Arma dhe municioni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa ndaj të dyshimit R.E i lindur në vitin 1992 u iniciua procedurë penale për mbajtjen në pronësi të armës ilegale. Rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet nga policia.

Më Shumë

Liria e mbyll vitin me fitore ndaj Drinit të Bardhë

Ndeshja miqësore mes Lirisë së Prizrenit dhe Drinit të Bardhë të Hasit u mbyll me fitoren 3–2 për ekipin prizrenas, në një takim me...

Kamioni me beton godet për vdekje një person në Prizren

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pak më parë në Prizren, ku një kamion me beton ka goditur për vdekje një këmbësor. Rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit