10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Prizren, nënshkruhet marrëveshja me “Jetimat e Ballkanit”

Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se edhe Prizreni po bëhet me një projekt të madh humanitar.

Sipas tij, të enjten, është nënshkruar marrëveshja  me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“’Jetimat e Ballkanit’ po vijnë në Prizren me ndërtimin e një kompleksi gjigant humanitar prej mbi 7,000 m², që do të lehtësojë jetën e shumë qytetarëve. Ky mega projekt përfshinë: Qendër Ditore për të Moshuar; Kuzhinë Humanitare për familjet në nevojë; Bujtinë për Studentë; Amfiteatër për ngjarje kulturor; Selinë Qendrore të Shoqatës”, ka bërë të ditur Kastrati.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka dhënë në shfrytëzim ngastrës, dhe se menjëherë pas marrjes së lejes ndërtimore do të nisin punimet.

Oferta e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare është shpallur si e përgjegjshme nga komisioni përkatës para disa muajve.

Dhënia e pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare bazohet në vendimin e Kuvendit të Komunës të miratuar në korrik të vitit 2024.

.

Më Shumë

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Junior 06 pëson humbje të thellë ndaj Trepçës

Junior 06 ka pësuar humbje me rezultat 65:30 në transfertë ndaj Trepçës, në kuadër të Superligës së Femrave, raporton PrizrenPress. Vendaset e nisën ndeshjen me...

Lajmet e Fundit