6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Prizren/ Një muaj paraburgim për dhunë fizike e kanosje ndaj vajzës së tij

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale XH.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje.

“Kjo është bazuar në nenin 248 para.1 dhe 2 të KPRK-së dhe veprës penale të kanosjes nga neni 181 par. 4 e lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,01.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 31.12.2019”, thuhet në raport.

Sipas gjykatës, ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3 të KPP-së, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

“Vepra nga i pandehuri ndaj viktimës së ndjeshme (vajzës së tij) në shtëpinë e përbashkët të palëve, duke e sulmuar fizikisht dhe kanosur me fjalë se do ta vrasë, me ç’rast te e dëmtuara është shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri, e në këtë drejtim, duke e marr parasysh gjendjen momentale të dëmtuarës, rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale, si dhe intensitetin e vlerës së mbrojtur, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale, ku në rastin konkret mund të shkaktohen pasojat edhe më të mëdha, si dhe të ndikojë në mënyrë negative në tërë shoqërinë e gjerë, është konstatimi i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, përfundon raporti.

Më Shumë

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit