Prizren: Paraburgim ndaj tre të pandehurve për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve, të cilët akuzohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

J. K, GJ. SH. Dhe B. H. u arrestuan më 2 maj dhe masa e paraburgimit është e vlefshme deri më 1 qershor.

Më 2 maj, në orët e mesnatës në Prizren, gjatë bastisjes në shtëpinë që një nga të pandehurit e mbante me qira janë gjetur disa qese marihuanë, si dhe pako me rizlla për mbështjellje të marihuanës dhe po ashtu peshore elektronike.

“Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, për shkak të peshës së veprës penale dhe dënimi i cili parashikohet për këtë vepër penale të pandehurit mund të vendosin të fshihen në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale, duke marrë parasysh edhe faktin se të pandehurit me rastin e zbatimit të urdhër kontrollit nga ana e Policisë, kanë tentuar të arratisen ashtu që kanë marrë edhe lëndime trupore dhe janë kapur nga zyrtarët Policor”, thuhet nga Gjykata.

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit