11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

PDK në Prizren akuzon Haskukën se ka kthyer dy zëvendësdrejtorë të shkollave

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj kthimit të dy zëvendësdrejtorëve të larguar më parë të shkollës fillore “Lekë Dukagjini” dhe gjimnazit “Remzi Ademaj” në pozitën e ushtruesve të detyrës.

PDK-ja e Prizrenit e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, se i ka kthyer të njëjtit përmes zarfeve dhe pa konkurs.

“Emërimi i Hysamendin Beshit si ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit në shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, pas largimit prej 8 muajsh nga e njëjta pozitë, përbën një rast të veçantë amatoresk që s’ka ndodhur ndonjeherë në arsimin prizrenas, madje as gjatë kohës së viteve të ’90-ta. Në këtë rast shtrohet pyetja se përse Haskuka e largoi pa ndonjë arsyetim dhe si e pranoi prapë të njëjtin njeri në të njëjtën pozitë, pa ndonjë konkurs?”.

“Rast i ngjashëm është edhe ai i emërimit të Hamdi Fazliut në pozitën e u.d të zv/drejtorit në gjimnazin “Remzi Ademaj”, të cilin para një viti me rekomandimin e drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku” Haskuka e kishte larguar nga pozita e njëjtë në atë shkollë”.

Kjo degë e PDK-së ka vlerësuar se këto raste duhet t’i trajtojë Prokuroria në Prizren, derisa kanë përmendur edhe raste të tjera të cilat i cilësojnë si shkelje.

“PDK ia bën me dije opinionit se në vazhdën e shkeljeve të shumëfishta janë edhe mbajtja e jashtëligjshme e pozitës së ushtruesit të detyrës së drejtorit, ku në këto shkolla, disa herë ka tejkalim të afatit të paraparë ligjor për këto pozita”.

“Për të ardhur keq është forma se si tash Haskuka po i riciklon kuadrot e ish-Kryetarit, Ramadan Muja, të cilët për t’i ruajtur pozitat kanë bërë fizkulturë duke kaluar nga PDK në NISMA, kur ky subjekt e kishte Drejtorinë e Arsimit. Këto dhe shumë e shumë raste të tjera dëshmojnë për amatorizëm, mosrespektim të ligjit, si dhe kapje të Komunës së Prizrenit nga Haskuka dhe axhami qeverisja e tij. PDK nuk habitet për veprime të tilla të Haskukës, pasi ato tashmë janë të përditshme e gërditëse, por se si në këto raste nuk ka ndonjë reagim nga MASHT-i apo lideri i VV-së, Alibin Kurti, që sa ishte në opozitë ka kritikuar rivalët për kapjen e institucioneve”.

Më Shumë

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit