15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Prizren: Plagoset mysafiri në dasmë

Rreth orës 10:30 minuta, një mysafir, në një aheng familjar në fshatin Shkozë e Prizrenit është plagosur lehtë nga në fragment i predhës se armës së zjarrit, shkruan PrizrenPress.

I plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Më pas i dyshuari i këtij rasti është vetë dorëzuar në polici dhe i ka sqaruar rrethanat e rastit.

Është sekuestruar një pistoletë e llojit “Sing Sauer” 9X19mm. Me 46 fishekë.

Hetues policorë dhe krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Lajmet e Fundit