29.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Prizren: “Polici Nuredin Begolli s’ka hyrë në sistem”

Administratori i bazës së të dhënave në Policinë e Kosovës, Hajrush Lenjani, të mërkurën, ka thënë se i akuzuari për zbulim të informatës zyrtare, Nuredin Begolli, nuk është qasur në sistemin informativ për të kontrolluar të dhënat penale për të dëmtuarin Deli Hoxha.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër të akuzuarit Begolli, eksperti Lenjani ka thënë se kushdo që në çfarëdo mënyre e përdor sistemin, qoftë për lexim të të dhënave, për ndryshimin apo fshirjen e tyre, lë gjurmë në sistem. Ai ka shtuar se në raportin që e ka nxjerr nga sistemi, nuk figuron që i akuzuari ka hyrë në të.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Hajrip Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka vërejtje në raportin e prezantuar nga eksperti Lenjani, duke shtuar se nga raporti rezulton se i mbrojturi tij, nuk ka pasur qasje në informatën, për të cilën akuzohet se e ka keqpërdorur.

Po ashtu edhe prokurori i rastit, Genc Nixha nuk ka pasur vërejtje në raportin e prezantuar nga eksperti Lenjani, por ka kërkuar që eksperti të sqarohet nëse i akuzuari fare nuk ka qasje në sistem apo nuk është qasur në të, megjithëse ka mundur.

Eksperti ka thënë se i akuzuari ka të drejtë qasjeje në sistem, por se nuk e ka shfrytëzuar një mundësi të tillë brenda periudhës për të cilën gjykata ka kërkuar që të bëhet raport.

Ndërsa, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Ermira Gavazaj-Gashi, ka deklaruar se ky raport nuk është fare relevant me këtë çështje pasi që, sipas saj, aktakuza nuk e ngarkon të akuzuarin për kyçje në sistemin informativ, por për zbulim të informatës së mbrojtur me ligj.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, me kërkesë të palëve në procedurë, ka shtyrë shqyrtimin për 19 tetor 2017, në ora 09:00, ku pritet që i akuzuari të jep mbrojtjen e tij dhe të jepen fjalët përfundimtare nga palët.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Nuredin Begolli, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren Altina Kolukaj, për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Samir Hoxha: Pasioni i të rinjve për trashëgiminë kulturore është frymëzues

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka vizituar  punëtoritë që po zhvillohen në Muzeun Arkeologjik dhe Muzeun e Lidhjes...

Asfaltohet rruga drejt ujëvarave të Korishës – atraksioni turistik më afër vizitorëve

Komuna e Prizrenit ka nisur projektin për asfaltimin e rrugës që çon në ujëvarat e fshatit Korishë, një atraksion gjithnjë e më i frekuentuar...

Lajmet e Fundit