17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren/Propozohen dhjetë dëshmitarë të rinj në gjykimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, i akuzuar për krime lufte

Në gjykimin ndaj të akuzuarit Remzi Shala, i cili në Gjykatën Prizrenit po gjykohet për krime lufte ndaj popullatës civile sot janë shqyrtuar propozimet e palëve procedurale.

Drejtësia Sot, raporton se Ish-Komandanti Shala po akuzohet për privim nga liria të një civili në kohë lufte, ashtu që duke vepruar si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e kanë marrë nga shtëpia e tij, viktimën Haxhi Përteshin dhe të njëjtin e kanë dërguar në një vend të panjohur, në drejtim të fshatit Grajqevc dhe pas disa dite trupi pajetë i ndjerit ishte gjetur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël.

Prokurori çështjes, Haki Gecaj me të filluar seanca propozoi që të ridëgjohen përsëri dëshmitarët H.K.,G.P., M.P dhe A.H.

Me propozimet në fjalë u pajtua edhe përfaqësuesi palës së dëmtuar, avokati Asdren Hoxha si dhe të dëmtuarit në këtë proces gjyqësor Agron dhe Zenel Përteshi.

Me qëllim të zbardhjes së kësaj çështje penale-juridike, me propozimet e cekura u pajtua edhe mbrojtësi i të akuzuarit Shala, avokati Blerim Mazreku.

Pasi që palët nuk kishin propozime të reja, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Raima Elezi vendosi që ti aprovoj propozimet e prokurorit, ku me ftesë të rregullt të ftohen dëshmitarët e lartcekur.

Krejt në fund, gjyqtarja e çështjes vendosi që seanca e sotme të ndërpritet, ndërsa ato të radhës u caktuan për 21 dhe 22 dhjetor 2021, me fillim nga ora 09:30 ku pritet të dëgjohen dëshmitarët F.Z., F.P., I.I., A.P., F.S., dhe N.P.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit