31.2 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Prizren: Të akuzuarit nuk e pranojnë fajësinë për tentim vrasjen e dëshmitarit për fajde

N. P. dhe L. , të cilët akuzohen për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, të martën, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që ngarkohen.

Gjatë kësaj seance, prokurori i rastit, Mehdi Sefa, ka lexuar aktakuzën me të cilën akuzohen se kanë tentuar të privojnë nga jeta të dëmtuarin I.K., që i njëjti të mos dëshmojë në një proces gjyqësor.

Të akuzuarit pas konsultimit me mbrojtësit e tyre, janë deklaruar të pafajshëm nga akuzat me të cilat i ngarkon prokuroria.

Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, shqyrtimin e dytë e ka caktuar për 17 nëntor 2017, në ora 10:00 dhe i ka njoftuar të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se deri në këtë shqyrtim kanë të drejtë të parashtrojnë kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, javën e kaluar, ka ngritur aktakuzë ndaj N. P. dhe L. K., të cilët i akuzon se më 11 janar 2017, kanë tentuar të vrasin të dëmtuarin dhe dëshmitarin në një rast të fajdeve, I.K..

Sipas organit të akuzës, dy të akuzuarit dhe Gj.P., i cili është në arrati, kanë shkuar te shtëpia e të dëmtuarit, ku ai ishte duke punuar në lokalin tij dhe e kanë sulmuar me sëpatë dhe armë zjarri.

Sipas aktakuzës, derisa i akuzuari N P.po bënte roje në afërsi të vendit, i akuzuari L. K.dhe personi në arrati, Gj. P, kanë hyrë në lokal dhe e kanë sulmuar të dëmtuarin,

Tutje, në aktakuzë, thuhet se Gj.P. e ka goditur të dëmtuarin me sëpatë në trup, ndërsa i akuzuari L.K.ka shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të të dëmtuarit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Prokuroria pretendon se krejt kjo ngjarje ka ndodhur me qëllim që të mos lejohet i dëmtuari Ibrahim Kazazi, të dëshmojë në një rast gjyqësor për fajde, i cili është duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore në Prizren.

I dëmtuari në këtë rast, është i dëmtuar dhe dëshmitar kryesor në rastin penal ndaj të akuzuarve B. P., P.M., E. Th., A. K, N.K., Gj. K. dhe E. M., të cilët akuzohen për fajde, detyrim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Prokuroria Themelore në Prizren i akuzon ata se përmes imponimit të fajdesë ndaj familjes Kazazi, kanë marrë prej tyre shuma të mëdha të parave dhe kanë tentuar t’ua marrin shtëpinë, me anë të kërcënimit me armë.

Ibrahim Kazazi, më 11 janar 2017 është plagosur me armë zjarri nga dy persona, një ditë para se të fillonte dëshminë në këtë gjykim. I njëjti, më pas, ka dhënë dëshminë e tij përmes pajisjeve teknologjike, nga një dhomë e veçantë në gjykatë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj zyrtarit policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim...

Policia jep detaje për arrestimin e zyrtares në Prizren,Shpresa Osmanollaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e zyrtares së Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, Shpresa Osmanollaj. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258 Ajo është arrestuar nën dyshimin...

Lajmet e Fundit