25.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Tetor, 2023

Ja çfarë deklaruan në gjykim të akuzuarit për korrupsion, Shaip Buduri, Bujar Nerjovaj dhe Beqir Letaj

Drejtori i shkollës “Gjon Buzuku” në Prizren, Shaip Buduri, ish-zëvendësdrejtori Beqir Letaj dhe ish-kryetari i këshillit të kësaj shkolle, Bujar Nerjovaj, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të hënën, kanë qëndruar pranë deklaratave të dhëna në gjykimin e parë.

Ata, para trupit gjykues, kanë deklaruar se mbeten pranë të gjitha të thënave në gjykimin e kaluar dhe se nuk e ndiejnë veten fajtorë për ato që akuzohen nga prokuroria.

Në këtë seancë është vazhduar me procedurën e provave, me ç’rast prokurorja Ervehe Gashi dhe avokatët mbrojtës, Skender Morina dhe Esat Gutaj, janë pajtuar që të administrohen deklaratat e dëshmitarëve dhe të gjitha procesverbalet e seancave të gjykimit të parë.

Prokurorja Gashi, ka kërkuar disa ditë kohë që të përgatisë fjalën përfundimtare, sepse lënda është voluminoze dhe sipas saj, duhet që fjala përfundimtare të jetë në përputhje me vërejtjet e Gjykatës së Apelit, të dhëna në Aktvendimin për kthimin e kësaj lënde në rigjykim.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, me pajtimin e palëve, seancën e radhës, në këtë rast penal, e ka caktuar për 24 tetor 2017, me fillim në ora 09:00.

Buduri, Nerjovaj dhe Letaj, akuzohen se me rastin e përzgjedhjes së kompanisë fituese për ekskursionin në Shqipëri të maturantëve të shkollës në fjalë për vitin 2013, kanë favorizuar kompaninë fituese “Atmaxha Tours”.

Sipas organit të akuzës, favorizimi është bërë duke përcaktuar kushte të konkursit jashtë Udhëzimit Administrativ 27/13, të Ministrisë së Arsimit, si kërkesa për rezervimin e hotelit “Rafaello” në Shëngjin, pasi që në këtë mënyrë ka eliminuar konkurrencën.

Të akuzuarit, në dhjetor të vitit të kaluar, janë gjetur fajtorë dhe janë dënuar me një vjet burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohej nëse ata nuk kryejnë vepra të reja penale brenda dy vjetësh.

Mbrojtësit e të akuzuarve brenda afatit të paraparë ligjor, kanë ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Apeli më 17 gusht 2017, ka vendosur që kjo lëndë të kthehet në rigjykim, për arsye se dispozitivi i aktgjykimit është në kundërshtim me arsyetimin, se arsyetimi është në kundërshtim me provat në shkresat e lëndës dhe aktgjykimi është i paqartë.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë, nuk ka arritur të tregojë veprimet konkrete të të akuzuarve në drejtim të favorizimit të kompanisë fituese dhe dëmtimin e kompanive tjera, humbëse në tender./betimiperdrejtesi/

John Legend dhe Chrissy Teigen blejnë shtëpi mbi pesë milionë dollarë

Këngëtari i njohur amerikan John Legend, i cili u bë i famshëm me hitin “All of me”, së bashku me gruan e tij Chrissy...

Kujtimet e oficerit britanik: Ndaj kundërshtarëve, Enver Hoxha ishte i pashpirt

– Dëshmia e vitit 2003 e ish-komandant ushtarak të kampit stërvitor të diversantëve shqiptarë në Maltë, David Smiley – Nga: Sokol Gruda Gjatë Luftës së Dytë...

Lajmet e Fundit