9.6 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Prizreni ndihet i diskriminuar me investimet kapitale nga niveli qendror

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë përsëritur qëndrimin se kjo komunë është e diskriminuar për arsye politike nga niveli qendror sa u përket investimeve kapitale, veçanërisht nga Ministria e Infrastrukturës.

Sipas tyre, hendeku në këto investime ndërmjet Komunës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje me ato që udhëhiqen nga kryetarët që vijnë nga partitë e koalicionit në nivel qendror është i madh. Por me konstatimet e tilla nuk pajtohen opozitarët lokalë nga PDK-ja e AAK-ja, parti këto që qeverisin në nivel nacional, shkruan sot Koha Ditore.

Shefat e grupeve të këshilltarëve të këtyre partive opozitare në nivel komunal kanë pohuar se Qeveria e Kosovës ka rritur grantin qeveritar për Prizrenin vit pas viti, derisa Ekzekutivi i Prizrenit është treguar i paaftë për të prezantuar dhe nxjerrë projekte nga niveli qendror. Në diskutimet e fundit rreth kësaj çështjeje në Kuvendin e Komunës, të dyja palët kanë paraqitur pikëpamje të ndryshme.

https://www.koha.net/kosove/172944/prizreni-ndihet-i-diskriminuar-me-investimet-kapitale-nga-niveli-qendror/

Më Shumë

MKRS: Hapet konkursi për Çmimet Vjetore për Teatër

Ftohen të interesuarit që të aplikojnë dhe insitucionet relevante të artit të propozojnë kandidatët për: Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore 4 Çmimet Vjetore për Teatër 2024;...

Superliga vazhdon me përballje interesante, vëmendja te derbi lokal në Prizren

Fundjava sjell sfida interesante në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, që sa vjen e bëhet më interesante. Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet...

Lajmet e Fundit