Prizreni, pjesë e panairit të turizmit në Stamboll të Turqisë

Komuna e Prizrenit me qëllim të prezantimit të ofertave të saj turistike, ka marrë pjesë në panairin ndërkombëtar të turizmit “Emitt 2020”, që po organizohet në Stamboll të Turqisë.

Panairi në fjalë është vizituar edhe nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz.

Nga Komuna e Prizrenit në këtë panair janë duke marrë pjesë biznese nga fusha e turizmit, të cilët u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes publike të Drejtorisë së Turizmit.

Nëpërmjet këtij panairi, ku janë duke marrë pjesë ekspertë të shumtë nga fusha e turizmit, po synohet që të lidhen bashkëpunime të ndryshme me tur operatorë të huaj, për ta përfshirë Prizrenin në ofertat e tyre turistike.

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit