8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Prizreni shërbimet komunale i ofron vetëm në mënyrë elektronike

Me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët e saj se shërbimet administrative komunale tani e tutje do të ofrohen vetëm në mënyrë elektronike (online), duke i zëvendësuar shërbimet e ofruara deri më tani në Qendrën e Integruar me Një Ndalesë, nëpërmjet sporteleve dhe qasjes fizike me palë.

Ofrimi i shërbimeve online do të fillojë të zbatohet qysh nga data e nesërme, më 24.03.2020 (e martë), dhe do të zgjasë deri në një vendim tjetër që do të merret nga Drejtoria e Administratës.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë të dorëzojnë kërkesat, ankesat apo çështjet e tjera, duhet të adresohen në formë elektronike (online) nëpërmjet e-mail adresës: [email protected].

Drejtoria e Administratës ka krijuar një platformë të komunikimit të brendshëm, ku do të monitorohet çdo kërkesë e qytetarëve dhe sipas afateve ligjore do të kthehen përgjigjet duke u ofruar shërbimet e kërkuara.

Komuna e Prizrenit vazhdon të ofrojë të gjitha shërbimet komunale, por gjithnjë duke iu përmbajtur masave preventive për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lusim qytetarët të kenë mirëkuptim gjatë kësaj kohe dhe t’i respektojnë maksimalisht udhëzimet e Qeverisë së Kosovës dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke mbajtur distancën sociale, higjienën personale, si dhe duke qëndruar në shtëpi.

Më Shumë

Junior 06 kampion të Kupës së Kosovës U14

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kupës së Kosovës U14 për vajza, pas një finaleje të zhvilluar me ritëm të lartë dhe...

P.C Prizreni shpallet kampion i stinorit të rregullt me fitore bindëse

Proton Cable Prizreni ka mbyllur në mënyrë dominuese stinorin e rregullt në Ligën e Parë të meshkujve në basketboll, duke u shpallur kampion pas...

Lajmet e Fundit