Prokurorët kanë dështuar më shumë tek lëndët e korrupsionit

Syle Hoxhaj, kryeprokurorProkurorët e prokurorive themelore të Kosovës, si dhe ata të Speciales, gjatë këtij viti kanë bërë lëshime profesionale në dhjetëra lëndë që lidhen me vepra penale të natyrës së korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.

Në një raport të realizuar nga Prokuroria e Apelit, që u prezantua të mërkurën në Mbledhjen e Këshillit Prokurorial (KPK), lidhur me rastet e nxjerrjes së aktvendimeve për hedhjen e kallëzimeve penale, si dhe pushimin e hetimeve te rastet e korrupsionit, u miratua mundësia për inicim të procedurës disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve që bënë shkelje.

Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Apelit, bëri të ditur se këto lëshime i referohen mostrajtimit me kohë të rasteve penale, si dhe trajtimit joprofesional të rasteve penale të natyrës korruptuese.

Kurse kryetari i këtij Këshilli, Sylë Hoxha, konsideroi se një raport i tillë duhet të realizohet dy herë në vit pasi që gjetjet e tij janë shqetësuese.

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit