15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Task Forcë për getoizim

Emigrant kosovarParalajmërimi për krijimin e një Task Force për të ndalur ikjen e qytetarëve po vlerësohet e pakuptimtë. Madje krijimi i saj do të nxiste qytetarët që të lëshojnë vendin në mënyrë edhe më masovike.

Qeveria e Kosovës do të duhej që të krijonte kushte më të mira në mënyrë që qytetarët të mos e lëshojnë vendin dhe jo të krijojë mekanizma të panevojshëm. Këto janë vlerësimet e analistëve politikë. Sipas tyre, krijimi i kësaj Task Force do të ishte një barrë shtesë për buxhetin e Kosovës dhe si e tillë nuk do të ishte produktive. Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, vlerëson se krijimi i një Task Force të re do t’i nxiste me shumë qytetarët për të lëshuar vendin. Qytetarët, sipas tij, nuk po e lëshojnë vendin nga fukarallëku, por nga mungesa e shpresës për një situatë më të mirë.

“Eksodi ka filluar kur është shpërbërë blloku dhe LDK ka bërë koalicion me PDK-në. Tek qytetarët është venitur shpresa se do të ketë një të ardhme më të mirë, prandaj ka filluar eksodi masiv. Nëse do të përdoreshin masa represive për me ndalë eksodin do të ishte një motiv shtesë për me leshu vendin më shumë. Ajo çka duhet të bëjë qeveria është të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë atyre që kanë ide dhe vizion tjetër. Nuk mundet kjo qeveri të krijojë kushte më të mira për qytetarët”, ka thënë Spahiu…

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Shqipëria, Besim R. Cengu, promovohet në Prizren

Libri “Ringjallja e baladave” i shkrimtarit nga Kukësi i Shqipëria, Besim R. Cengu, u promovua në Prizren. Studiuesit i kanë vlerësuar lartë baladat e publikuar...

Lajmet e Fundit