11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Prokurorët e rinj e dhanë betimin para Presidentes Jahjaga

z_3738Shtatëmbëdhjetë prokurorë të rinj e kanë dhënë betimin sot para Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e Presidentes.

Emërimi i këtyre prokurorëve është dekretuar nga Presidentja Jahjaga më 22 gusht 2014.

Sipas një njoftimi për media nga Presidenca thuhet se emërimi i prokurorëve u bë duke u bazuar në nenin 84, paragrafi 1, pikat 4 dhe 18, në nenin 109, paragrafi 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Propozimi për emërim ishte bazuar në një proces gjithëpërfshirës të vlerësimit dhe verifikimit, përzgjedhjes fillestare, para-përzgjedhjes, testit me shkrim, intervistimit, rangimit dhe procedurës së ri-shqyrtimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Prokurorit të Shtetit, të udhëhequr nga Komisioni për Emërim dhe Rishqyrtim, i themeluar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, në pajtim me procedurat dhe kriteret e parapara me ligj dhe Rregulloren mbi Procesin e Rekrutimit, Emërimit dhe Riemërimit të Prokurorëve.

U.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, pas betimit të 17 prokurorëve të ri tha se sistemi prokurorial i Kosovës në vazhdimësi është duke punuar në shtimin e kapaciteteve njerëzore, në mënyre që puna e këtij sistemi të jetë sa më efikase dhe sa më e dobishme për qytetarët. Ai falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sistemit prokurorial, ndërsa nga prokurorët e rinj kërkoi angazhim dhe përkushtim në detyrën e tyre të re.

Betimin para Presidentes së Republikës së Kosovës sot e dhanë:

Nga Prokuroria Themelore Prishtinë:

1. Z. Fatmir Behrami

2.Znj. Arbresha Raça-Shala

3.Znj. Sheribane Selimi-Muçaj

4.Znj. Merita Lumezi

5.Z. Blerim Igrishta

6.Z. Naim Abazi

7.Z. Ibrahim Berisha

8.Z. Enver Krasniqi

9.Znj. Shenaj Berisha

10.Z. Atdhe Dema

11.Z. Menduhi Kastrati

Nga Prokuroria Themelore Pejë:

1.Z. Murat Hulaj

2.Znj. Lumturije Hoxha

Nga Prokuroria Themelore Gjilan:

1.Znj. Huma Jetishi

2.Znj. Rozelida Hasani

Nga Prokuroria Themelore Gjakovë:

1.Z. Musli Gashi; dhe

2.Z. Bajram Kryeziu

Me betimin e 17 prokurorëve të rinj, tani sistemi prokurorial i Kosovës numëron 135 prokurorë, ndërsa është duke u punuar në rritjen e numrit të tyre, me qëllim që sistemi prokurorial të jetë sa më efikas.

Më Shumë

Arrestohen në Prizren dy të dyshuar për fajde, viktimës kërkuan t’ia marrin pronat në vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, pas zhvillimit të veprimeve hetimore, sipas autorizimit nga Prokuroria...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit