30.4 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Prokuroria e Prizrenit, familjes Dehari, nuk ua jep rezultatin e ekspertizës së djalit

Familjarët e Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, kanë njoftuar se Prokuroria Themelore në Prizren nuk ua ka dorëzuar raportin e ekspertizës që dje erdhi nga Zvicra, raporton T7.

Avni Dehari ka thënë para mediave pas takimit me prokurorët se të njejtët nuk ia dhanë raportin, kjo me arsyetimin se ai do të ju dorëzohet pasi që të përkthehet. Familja të njejtin e ka kërkuar në gjuhën me të cilën është përcjellë.

Një ditë më parë Express ka raportuar se familja Dehari, përmes avokatit Tomë Gashi, ka kërkuar që t’i përcillet ekspertiza përmes një shkrese dërguar kryeprokurorit Aleksandër Lumezi e Prokurorisë në Prizren.

Se ekspertiza është kryer ka lajmëruar dje përmes një konference për media kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

“Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala. /GazetaExpress/

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese merr vendim: I obligon partitë që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar partitë politike që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin. Kjo është bërë pas kërkesës nga AAK-ja dhe partitë në opozitë,...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit