6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prokuroria heton mbytjen e dy fëmijëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar hetimet rreth mbytjes së dy fëmijëve në fshatin Sërbicë, Leotrim dhe Leonard Bytyçi.

Kryeprokurori Sylë Hoxhaj thotë se për këtë rast janë intervistuar katër persona.

“Ne kemi filluar hetimet. Nëse ka elemente të vepres penale sigurisht se do të veprojmë”, tha Hoxhaj.

Fëmijët e familjes Bytyçi, Leotrimi dhe Leonardi, janë mbytur në një gropë në kodër të fshatit Sërbicë të Prizrenit.

Trupat e pajetë të Leotrimit 11-vjeçar dhe djalit të xhaxhait të tij, Leonardit, 9-vjeçar, janë varrosur mes dhembjesh e lotësh të mërkurën në mesditë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit