25.9 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Prokuroria hudhë poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së në Prizren, Beni Kizolli

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, sot, kanë organizuar një një konferencë për shtyp, për ta njoftuar opinionin publik se kallëzimi penal i ngritur drejtorit të DUPH-së Beni Kizolli, para disa muajsh, është hudhur poshtë nga ana e prokurorisë.

Me këtë rast, kryetari Haskuka, deklaroi se rastet që po paraqiten si kallëzime penale ndaj drejtorëve të Komunës së Prizrenit, kur po hudhen poshtë nga ana e prokurorisë,, zakonisht nuk po ka njoftime në media ashtu siç po ndodhë edhe në lidhje me kallëzimin penal të ngritur para disa muajsh ndaj drejtorit të DUPH-së, Beni Kizolli, i cili po ashtu është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë.

Në lidhje me këto tendenca të pa baza, kryetari Haskuka, theksoi se Komuna e Prizrenit që prej sot do të ngrisë kundër padi për humbjen e kohës, dezinformim të qytetarëve, shpifje dhe dëmtim të imazhit, ngase nuk kanë për qëllim sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve, por njollosjen e qeverisëse tij.

Nga ana tjetër, duke folur për kallëzimin penal tashmë të hudhur poshtë, drejtori Kizolli deklaroi se pëderisa një pjesë e objektit që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit kishte leje ndërtimore, një pjesë e tij ishte e ndërtuar gjatë vitit 2020 dhe se pronarët e objektit e kishin akuzuar për keqpërdorim të detyrës vetëm për shkak kërkesa e tyre nuk është trajtuar me ligjin e legalizimit ku në fushëveprimin e ligjit tregohet shumë qartë se asnjë ndërhyrje pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nuk trajtohet fare.

Në fund, drejtori Kizolli falënderoi kryetarin Haskuka për mudësinë e dhënë që me përgatitjen tij profesionale t’i shërbejë qytetarëve.

Më Shumë

Rasti i 71-vjeçarit që vdiq pasi ra nga Kalaja e Prizrenit, avokati thotë se ka dyshime

Një 71-vjeçar nga fshati Llashkadrenoc i Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka humbur jetën mbrëmë pasi u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit. Avokati Gent Gjini,...

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Lajmet e Fundit