14.2 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

“Askush nuk do të mundet t’i falimentojë për interesa private e grupore Telekomin dhe Postën”

Me iniciativën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina dhe ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, është mbajtur një takim me dy kryetarët e Sindikatave të Punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve, Lamih Balaj dhe Bujar Shala.

Sipas një njoftimi të Postës së Kosovës, pas një diskutimi intensiv me transparencë të plotë nga ana e menaxhmentit dhe sindikatave, është shqyrtuar në hollësi gjendja e rëndë afariste dhe financiare e të dy ndërmarrjeve publike, Postës së Kosovës dhe Telekomit, strategjitë dhe planet për tejkalimin e kësaj gjendje që dikur i kanë dhënë dividentë aksionarit, Qeverisë së Kosovës mbi apo rreth 500 milionë euro.

“Menaxhmenti dhe sindikatat u pajtuan plotësisht se muaji shkurt 2021, është shumë sfidues dhe kërkon aktivitete të reja, të vendosura dhe të koordinuara për t’i mbrojtur e mbajtur aktive dhe operative të dy ndërmarrjet tona publike, nga të cilat varet mirëqenia e mbi 4 mijë familjeve të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Postës së Kosovës.

Sindikatat e Postës dhe Telekomit kanë paraqitur strategjinë e tyre dhe vendosmërinë se zgjidhja e vetme është te shkaktari, pra, tek Qeveria e Kosovës, si aksionar, që nuk po i përmbush obligimet e saj si pronare e të dy ndërmarrjeve publike, Postës së Kosovës dhe Telekomi i Kosovës.

“1. Ekzekutimi i pagave për të dy ndërmarrjet publike do të bëhet i sinkronizuar që nëse ekzekutohen pagat e Telekomit për secilën kategori në cilën do datë të muajit, menjëherë ditën e nesërme (në varësi të ekzistimit të kesh-it, por jo më larg se tjetrën ditë të punës), do të ekzekutohen për punëtorët e Postës së Kosovës. 2. Të shtohet disiplina në punë dhe përgjegjësia në punë e të gjithë punonjësve të Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës dhe se opsioni për të protestuar në vendin e punës nuk është strategjia e duhur. 3. Nuk do të lejohet më tutje injorimi i gjendjes së rëndë dhe mos përmbushja e obligimeve të Qeverisë ndaj Postës së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës. 4. Nuk do të lejohet cenimi dhe pasiguria, si dhe mirëqenia e rreth 4 mijë punonjësve të të dy ndërmarrjeve tona publike, asete jetike të shtetit të Kosovës. 5. Nuk do të lejohet bllokimi i mëtutjeshëm i llogarive bankare, as nga Qeveria dhe as nga Operatorët Privat, si dhe as nga Z- mobile. 6. Nuk do të lejohet me tutje që Qeveria të hesht përballë obligimeve që i ka ndaj dy ndërmarrjeve nga dëmi që iu është shkaktuar nga pandemia Covid-19. 7. Do të kërkohet me mirëkuptim dalje nga situata, ku politika i ka futur këto dy gjigante të Kosovës. 8. Sindikatat do të intensifikojnë veprimet e tyre, deri në grevë urie pranë Zyrës së Kryeministrit, Avdullah Hoti dhe ministrit të MEA-së”, është theksuar në njoftimin e Postës së Kosovës, duke shtuar se “Askush nuk do të mundet t’i falimentojë për interesa private e grupore Telekomin dhe Postën e Kosovës”, është thënë në këtë njoftim për media.

Më Shumë

Kush pritet të jenë emrat e kabinetit qeveritar që do ta drejtojë Albin Kurti

Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra. Albin Kurti nuk i...

Tërmet i lehtë me epiqendër në Malishevë

Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot Kosova është goditur nga një tërmet i lehtë me magnitude 2.7...

Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Edhe pak javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit, ku bazuar në kalendarin mysliman agjërimi fillon me datën 12 prill, ditën e...

Propozim-vendimi për huanë nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove procedohet për në Kuvendin e Prizrenit

Komiteti për Politikë e Financa ka proceduar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit propozim-vendimin për marrjen e huasë në vlerë prej 5 milionë eurove...

A mund të kthehet Vjosa Osmani në LDK? Flet zyrtari i këtij subjekti

LDK-ja doli si parti e tretë nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Por çfarë do të ndodhë tani me këtë parti, teksa Isa Mustafa dha dorëheqjen,...

Vdes një person nga Prizreni i infektuar me COVID-19

Një 77 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus. Një gjë e...

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat paralajmëron Qeverinë e re: Nuk ua falim asnjë minutë

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) nuk do t’i fal asnjë minutë qeverisë në ardhje nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre....

Komuna e Malishevës do t’i ndihmojë tri familje në rinovimin e shtëpive

Kuvendi Komunal i Malishevës ka mbajtur të premten mbledhje në të cilën kanë diskutuar për çështje të ndryshme në arsim, infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim...

Kandidatët më të votuar për deputetë nga PDK-ja në Prizren

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta në nivel vendi me 17,41%, apo 137.722 vota të grumbulluara...

Bideni shfuqizon vendimin e Trumpit për ndalesa ndaj imigrantëve

Presidenti amerikan Joe Biden ka përmbysur një vendim të ish-presidentit Donald Trump, për të bllokuar aplikuesit e lejeve të qëndrimit (green card), që të...

Fermeri nga Krusha: Ryshfetin e kërkojnë përmes inspektorëve që vijnë nga qytetet tjera

Fermeri nga Krusha Bedri Duraki ka treguar problemet me të cilat është ballafaquar derisa ka fituar grantin për bujqësi. Duraki në “Debat Plus” thotë se...

Konkurrenca e përmirëson biznesin tuaj

Ndërmarrësit e suksesshëm arrijnë sukses nën presion të konkurrencës. Në vend se ta shohin konkurrencën si pengesë, ata e shohin si një mundësi. Dharmesh Shah,...

Mutacionet e virusit/ Më në fund një lajm i mirë nga vaksinat

Mungesa të vaksinave, vaksina që janë më pak efektive se të tjerat dhe vazhdimisht mutacione të reja të virusit. Opinioni po bombardohet vazhdimisht me...

E mitura largohet nga shtëpia në Suharekë, ikën me një person tjetër

Ditë më parë është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia e saj dhe pas disa informatave nga familjarët dyshohet se ajo...

119 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës,...

Shtyhet gjykimi ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë

 Ka dështuar të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, i akuzuar për...

Lajmet e Fundit