17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Protesta kundër Dokufestit në Prizren, polici i suspenduar kthehet në punë

Avokati Gent Gjini ka njoftuar se klienti i tij, rreshteri i policisë, Sali Elezkurtaj, i është kthyer punës pasi suspendimi prej 72 orë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë tashme ka përfunduar.

Suspendimi i policit ka ardhur gjatë protestës së fundit në Prizren, e cila u mbajt kundër një performance të shfaqur në kuadër të Dokufestit, ku gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi u sulmua nga protestuesit, dhe në këtë drejtim ka pasur ankesë se ai nuk i ka ofruar siguri gazetarit pas sulmeve që iu bënë atij nga protestuesit.

“Duke ditur se suspendimi i tij ka ardhur si rezultat në lidhje me rastin e fundit se i njëjti nuk reagoi në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit, ne tani në cilësi të avokatit të autorizuar për rreshterin policor Sali Elezekurtaj do të dorëzojmë ankesën në Komisionin ligjor të zyrës së Drejtorisë së Policisë, ku nga ajo do të mund të presim të marrim edhe një përgjigje të plotë se në çfarë konkretisht është bazuar suspendimi i tij, duke shikuar se a ka qenë ai një vendim i drejtë dhe ligjor dhe i bazuar”.

“Andaj konsiderojmë se ankesën do ta bazojmë se vendim për masën e suspendimit në kohëzgjatje prej 72 orë për punonjësin e policisë këtu për rreshterin Sali Elezkurtaj është vendim i padrejtë kundërligjor dhe nuk bazohet në asnjë rrethanë apo në ndonjë provë që do të mund të jepej një konkludim i arsyeshëm dhe i drejt për marrjen e kësaj mase nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thotë avokati Gjini.

Ai shton tutje se konsideron se polici ka kryer detyrat e punës lidhur me organizimin e protestës dhe i njëjti ka qenë në nivel të detyrës për ta penguar dhe evituar eskalimin e protestës nga ana e protestuesve me aq sa ka mundur dhe ka pasur mundësi. “Duke ditur se i njëjti ka respektuar në plotni planin e veprimit për planin se si duhet të organizohet mbarëvajtja e protestës. Duke ditur se punonjësi i policisë ka qenë i ngarkuar për detyrën për ta mbajtur rendin dhe sigurinë gjatë protestës nga pjesëmarrësit konsiderojmë se i njëjti ka respektuar planin e veprimit ka qenë në detyrë të punës dhe ka paralajmëruar pjesëmarrësit e protestës, përkatësisht këtu gazetarin që të mos provokohet situata dhe ka siguruar ambient dhe vend të përshtatshëm për mbrojtjen e tij. Këto së bashku me ekipen përkatësisht gordonin e policisë ku gjatë punës së tij në ngjarjen e ndodhur ai në koordinim me majorin nuk ka vërejtur dhe nuk e ka parë se si dhe në çfarë mënyre është sulmuar gazetari”, ka thënë avokati Gjini.

Më Shumë

Nesër, ngjarja për promovimin e produkteve vendore dhe mbështetje të ekonomisë lokale në Abi Çarshia të Prizrenit

Nesër, më datë 14 shtator, në Prizren, në Abi Çarshia, duke filluar nga ora 13:00, do të mbahet një event i hapur i organizuar...

Takim për sigurinë në shkolla: Totaj dhe policia diskutojnë me drejtorët e shkollave për masat për vitin e ri shkollor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot një takim me...

Lajmet e Fundit