17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

PSG e RB Leipzig “mprehin shpatat”, zbulohen planet për superfidën

Dueli i parë franko-gjerman luhet sonte, prej orës 21:00. Nuk ka më luftë mes Francës dhe Gjermanisë, është thjesht futboll. RB Leipzig dhe PSG përballen mes tyre dhe duan të shkruajnë historinë, duke shkuar në finalen e Champions League.

Maja për klube në Europë dhe të dyja skuadrat janë përgatitur mirë. Motivimi është në maksimum dhe trajnerët Julian Nagelsmann dhe Thomas Tuchel, të dy gjermanë, kanë përgatitur planet për të arritur te suksesi, për 90 minuta, 120 apo edhe nga penalltitë.

Gjermanët do tentojnë të befasojnë me lëvizshmërinë e tyre, si një skuadër “kameleon” që ndryshon brenda një aksioni shpesh herë modulin e rreshtimit. Nga ana tjetër PSG është e mbushur me yje, me Mbappe që pritet titullar së bashku me Neymar e Icardi.

Mungon portieri Navas, i dëmtuar në përballjen kundër Atalanta. Risi në mesfushë, ku programohet një vend titullari edhe për argjentinasin Angelo Di Maria.

RB LEIPZIG (4-2-3-1): Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Halstenberg, Angelino; Laimer, Kampl; Sabitzer, Olmo, Nkunku; Poulsen. Trajner: Nagelsmann

PSG (4-4-2): Rico; Kehrer, Silva, Kimpembe, Bernat; Di Maria, Paredes, Marquinhos, Neymar; Mbappe, Icardi. Trajner

Më Shumë

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Lajmet e Fundit