2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Publikohen (pa)drejtësit në urbanizmin e Prizrenit

“EC Ma Ndryshe” ka publikuar analizën e shkurtër “(Pa)drejtësia në Urbanizmin e Prizrenit?”, ku me anë të dhënave statistikore tregohet dështimi i institucioneve në zbatimin e legjislacionit të hartuar dhe miratuar me qëllim të ruajtjes së Qendrës Historike të Prizrenit.

Analiza konstaton se thirrjet e publikut për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit nuk po merren parasysh nga institucionet e pushtetit ekzekutiv e legjislativ si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendror, sikurse edhe gjyqësori.

Këto institucione, që kanë detyrime të qarta ligjore për të vepruar për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore e historike në këtë Qendër prej vitesh kanë vendosur që t’i mbyllin sytë dhe veshët kundruall degradimit urbanistik në këtë zonë të veçantë të qytetit të Prizrenit, duke instaluar në mënyrë të heshtur kulturën e pandëshkueshmërisë.

Ky konstatim i “EC Ma Ndryshe”, i dokumentuar me raste konkrete përgjatë më shumë se dy vitesh konfirmohet edhe nga të dhënat statistikore të grumbulluara në fund të vitit të kaluar nga institucionet përgjegjëse, që kanë shërbyer për hartimin e analizës statistikore “(Pa)drejtësia në Urbanizmin e Prizrenit?”, e cila është ilustruar shkurt edhe përmes një infografi.

Infografika per Prizrenin

Të dhënat e pasqyruara në analizë dhe infograf mjaftojnë për të përshkruar edhe njëherë me shifra dështimin e institucioneve në zbatimin e ligjit në Qendrën Historike të Prizrenit.

Më shumë hollësi mund të gjeni në analizë, të cilën mund ta gjeni në këtë link http://online-transparency.org/repository/docs/Analiza_(Pa)drejtesia_ne_urbanizmin_e_Prizrenit.pdf dhe në infograf që mund ta gjeni bashkangjitur.

Pos këtyre publikimeve, “EC Ma Ndryshe” ka përditësuar edhe hartën e parregullsive urbanistike në Prizren, të cilën mund ta gjeni në këtë link: http://www.online-transparency.org/harta/

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28...

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Kandidati për kryeministër nga PDK, njëherit Kryetar i kësaj partie, Bedri Hamza, do ta bëjë hapjen e fushatës nga Prizreni.   Tubimi do të mbahet në...

Lajmet e Fundit