12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Publikohet videoja e prodhimit të koronavirusit nga kinezët

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka publikuar një video nga emisioni italian “Leonardo” në vitin 2015, ku thuhet se shkencëtarët kinezë po prodhonin në laboratorë një virus të rrezikshëm. Në emër të Legas Salvini kërkon interpelancë urgjente me presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm.

“Nga Tgr Leonardo (Rai Tre) i datës 16.11.2015, një reportazh për një supervirus pulmonar koronavirus të krijuar nga kinezët me lakuriq nate dhe minj, jashtëzakonisht i rrezikshëm për njerëzit. Nga Lega interpelancë urgjente me presidentin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrin e Jashtëm”, shkruan Salvini.

Ndërkohë në emisionin e “Rai Tre” thuhet se një grup shkencëtarësh kinezë po punonin për krijimin e supervirusit nga transplantimi i një proteine nga lakuriqët e natës dhe virusit SARS të minjve, i njëjti si koronavirus. Sipas tyre, kjo bëhej për efekte studimi.

++ VIDEO DEL 2015: I CINESI PRODUCONO IL SUPERCORONAVIRUS ++

??INCREDIBILE!!!??Da Tgr Leonardo (Rai Tre) del 16.11.2015 servizio su un supervirus polmonare Coronavirus creato dai cinesi con pipistrelli e topi, pericolosissimo per l'uomo (con annesse preoccupazioni).Dalla Lega interrogazione urgente al presidente del Consiglio e al Ministro degli Esteri.

Gepostet von Matteo Salvini am Mittwoch, 25. März 2020

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 600 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1669 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Lajmet e Fundit