12.3 C
Prizren
E martë, 20 Maj, 2025

Punësimeve të aferave ‘pronto” nuk ua ndal hovin drejtësia

Shtetin po e mbyt nepotizmi, i cili është shfaqur nëpër në të gjitha poret e jetës institucionale. Këtë nuk e thonë vetëm vendorët, por edhe ndërkombëtarët, pasi afera “pronto” ka shpërfaqur në mënyrë të hapur se si kurdisen vendet për familjarët e militantët partiakë. Një shtet nuk mund të ecet përpara me vende pune të rezervuara për miqtë, militantët, familjarët dhe ata që u shërbejnë politikanëve me devotshmëri. Dhe duket se nuk ka shpresë që në këtë vend ndonjëherë të shkatërrohet kultura e nepotizmit.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se është e qartë se shtetin po e mbyt nepotizmi në vazhdimësi, i cili po shihet çdo ditë. Sipas tij, nepotizmi, familjarizimi, përcaktimet politike dhe lidhjet grupore e krahinore lokale janë faktorët kryesorë, të cilët e dëmtojnë shoqërinë, duke mos e lënë që të ecë përpara dhe në drejtim të ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe moderne ku njerëzit do të ishin të barabartë në konkurrim.

Kelmendi thotë se këtu nuk është fjala vetëm tek një mekanizëm të një segmenti të jetës siç është nepotizmi, por janë edhe lidhjet grupore, ato krahinore, familjare politike, të cilat të gjitha së bashku luajnë një rol shumë negativ në drejtim të ndërtimit të një shoqërie demokratike, gjë që më tej reflekton edhe në punësim dhe në kualitet të dobët të administratës publike.

“Nëse nuk kemi një konkurrencë të lirë në administratë, ekonomi, por edhe në fushat e tjera të jetës politike e shoqërore ku punë- sohen njerëzit e kualifikuar, Kosova nuk do të ecë para”, është shprehur Kelmendi.

“Kemi një strukturë të kontrolluar krejtësisht nga forca të tjera, e që ka qëllim thjesht të jetë në shërbim të udhëheqjes politike në drejtim të realizimit të synimeve që i ka”, është shprehur ai. Kelmendi më tej ka nënvizuar se kjo çështje nuk mund të shërohet shumë shpejt, dhe nuk mund të kalohet po ashtu shumë lehtë.

“Duhet të merren masa duke filluar nga ato të karakterit gjyqësor dhe deri tek masat e tjera, të cilat kanë për qëllim marrjen e përgjegjësisë politike, penale, morale etj., nga strukturat e ndryshme shoqërore apo shtetërore që e kanë grabitur pushtetin duke e degjeneruar dhe shkatërruar në tërësi”, spikat Kelmendi teksa shton:

“Ne e pamë edhe Joe Biden kryesisht porositë i drejtoi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që me këtë donte të jepte për të kuptuar që pavarësisht se a kemi ndonjë Demarkacion apo Asociacion, apo kemi të bëjmë me një gjendje tjetër, shoqëria si e tillë nuk ka perspektivë për të ecur përpara nëse kemi të bëjmë me korrupsion e krim të organizuar e paorganizuar kemi të bëjmë me nepotizëm, me format më devijante të shoqërisë”.

Kelmendi shpreson se do të hiqet porse do të jetë shumë e vështirë për t’u eliminuar krimi e korrupsioni dhe për këtë do të duhet një kohë e gjatë.

“Do të na duhet një kohë shumë e gjatë në mënyrë që të kemi një ngritje politike e morale njerëzore të njerëzve që të kuptojnë se nepotizmi vërtetë është dukuri negative, e cila duhet të luftohet, dhe për fat të keq këtë ne po e shohin për çdo ditë se si po emërohen njerëzit, si po përcaktohen ata, pa konkurs, pa kualitet, dhe jashtë çdo norme juridike e shoqërore, e cila shoqërinë tonë e ka mbërthyer për së keqi”, është shprehur profesor Kelmendi. /Kosova Sot

Më Shumë

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh...

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një viktimë dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin...

Lajmet e Fundit