Punëtorët shëndetësorë sot në grevë për tetë orë

Federata Sindikale e Kosovës ka njoftuar se sot do të hyjnë në grevë punëtorët shëndetësorë

Sipas njoftimit të FSSHK-së, greva e punëtorëve shëndetësorë do të jetë 8-orëshe, ndërkaq shërbimet mjekësore do të jepen konform Ligjit mbi Greva.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore,kjo e fundit nuk ka reflektuar.Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e Enjte të mbajë Grevë 8(tetë) orëshe pranë institucioneve shëndetësore.Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva. Me këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit