14.9 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Fitore e lehtë për Yllin ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 111:74 (33:17, 28:19, 32:12, 18:26), në xhiron e 12-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionët e Kosovës e filluan shumë mirë, duke dominuar nga fillimi i ndeshjes.

Ata ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë që e fituan 33:17.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë, për të kontrolluar në tërësi ndeshjen dhe duke thelluar epërsinë në 27 pikë, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 61:36.

Vendasit nuk u ndalën as në periodën e tretë, për të thelluar epërsinë minutë pas minute, ku më e larta ishte 46 pikë, 93:47, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 93:48.

Fitorja ishte siguruar dhe dhjetë minutat e fundit ishin vetëm formalitet me Yllin që triumfoi në fund me rezultat 111:74, transmeton Klankosova.tv.

Ylli ka nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Drita 12 humbje në 12 ndeshje.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 24 pikë, 15 kërcime dhe 11 asistime, Erjon Kastrati me 22 pikë e tetë asistime dhe Gëzim Morina me 14 pikë e 12 kërcime.

Më Shumë

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit