14.1 C
Prizren
E diel, 28 Shtator, 2025

Pushtetarët e korruptuar betonojnë monopolet

Prej kur erdhi në pushtet, njëri nga premtimet kryesore që kishte bërë koalicioni aktual, PDK-LDK, kishte qenë lufta ndaj kompanive që kanë krijuar monopole në tregun e Kosovës. Por, veç deklaratave mediale deri sot nuk pati ndonjë veprim konkret nga Qeveria e Isa Mustafës. Sipas analistëve të ekonomisë janë fajtorë ministrat përkatës të Qeverisë kosovare ata që nuk po i luftojnë monopolet në biznes dhe kjo ka bërë që të ngulfaten bizneset e ligjshme në shumë fusha.

Njohës të kësaj fushe thonë se kjo ndodh për shkak se bizneset monopoliste, të udhëhequra nga oligarkët e Qeverisë këtë po e arrijnë në saje të korrupsionit që i lidh oligarkët me pushtetarët.

Sipas tyre, nuk është në interesin e pushtetarëve që të bëjnë publike edhe për opinionin publik identifikimin e bizneseve monopoliste, sepse prapa tyre pa dyshim që qëndrojnë vetë mafiozët e politikës, se pa ndihmën e tyre këto biznese nuk do të kishin asnjë gjasë që të krijojnë monopol në ekonominë e Kosovës. Veç saj, analistët thonë se këta ministra e zyrtarë të tjerë i mbyllin sytë dhe heshtin, në mënyrë që këto kompani monopoliste të vazhdojnë pa i shqetësuar askush ta mbajnë dhe forcojnë akoma më shumë monopolin në ekonominë e përgjithshme të Kosovës, ngase nga kjo përfitojnë të gjitha palët e krimit.

Ministrat po i mbyllin sytë para shkeljes së ligjit

Deputetë të Kuvendit të Kosovës nga opozita thonë se prapa shumicës së bizneseve monopoliste qëndrojnë politikanët e koalicionit aktual. Kështu, deputeti opozitar, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë për gazetën “Kosova Sot” se nuk janë në interesin e pushtetarëve që zyrtarisht ta bëjnë publike edhe për opinionin publik identifikimin e bizneseve monopoliste, sepse prapa tyre pa dyshim qëndrojnë vetë mafiozët e politikës dhe Qeverisë. Hoti thotë se PDK-ja nuk ka lidhur koalicion me LDK-në, që LDK-ja dhe ministrat e saj të ndërmarrin masa, për ta thyer këtë monopol që ka shkatërruar dhe po vazhdon ta shkatërrojë ekonominë e Kosovës.”Prandaj, këta ministra i mbyllin sytë dhe heshtin, në mënyrë që këto kompani monopoliste të vazhdojnë pa i shqetësuar askush ta mbajnë dhe forcojnë akoma më shumë monopolin në ekonominë e përgjithshme të Kosovës”, ka theksuar ai.

Analisti i ekonomisë, Ardi Nokaj, thotë për “Kosova Sot” se janë vetë ministrat e kësaj qeverie që janë nën kthetrat e oligarkëve të bizneseve të inkriminuara saqë ngulfasin e nuk lejojnë frymën e lirë të biznesit në tregun e lirë. Ai është i mendimit se mafio-politika është aktori kryesor krimogjen që nuk lejohet thyerja e monopoleve dhe pse tregu i lirë që është i garantuar me ligj dhe me Kushtetutë.”Të gjitha institucionet në realitet po i udhëheqin realisht mafiopolitika oligarkike apo nëntoka kriminale, gjë që po dëshmohet edhe nga përgjimet ‘Pronto 2’, e që mund të dalin edhe shumë përgjime të tjera ‘Pronto 3 e 4’, ku shihet qartë se ata janë përgjegjësit kryesorë për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi deri sot. Ky është vlerësimi që e thonë ekspertët e ekonomisë dhe përfaqësuesit e odave ekonomike që afarojnë në vendin tonë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Prizreni gati për takimin letrar “Prizreni – Poezia – Tetova”

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” në Prizren, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova mbajn një takim letrar me moton “Prizreni...

Liridon Leci emërohet trajner i ri i Lirisë së Prizrenit

Klubi i Lirisë së Prizrenit ka njoftuar sot me kënaqësi se Liridon Leci i është bashkuar ekipit si kryetrajner. Leci e ka nisur karrierën e...

Lajmet e Fundit